Liga e Parë ofron spektakël këtë të diel, ja ndeshjet që zhvillohen SOT!

Liga e Parë në futbollin kosovar ka në program gjithsej tetë ndeshje për këtë të diel (22 nëntor), shkruan Gazetasheshi.com.

Pesë ndeshje do të zhvillohen në Grupin A, ndërkohë tri të tjera në Grupin B.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin ndërmjet Lirisë dhe Onix që do të zhvillohet në Prizren, ndërkohë takim interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Dardanës dhe Kikës.

Ja çiftet e ditës:

Grupi A

Liria – Onix
Vushtrria – Istogu
Drenasi – Dukagjini
Vëllaznimi – A&N
Malisheva – Trepça

Grupi B

Ulpiana – KEK-u
Ferizaj – 2 Korriku
Dardana – Kika

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/