Liga e Parë: Çiftet e xhiros së ardhshme, këta janë rivalët e top-katërshes

Xhiro 23 e Ligës së Parë përfundoi sot, teksa në fundjavën e ardhshme luhet xhiro 24.

Edhe këtë herë pritet të ketë ndeshje interesante, teksa vëmendja është te katër ekipet e kreut.

Lideri, KEK-u do të luajë në shtëpi ndaj Dukagjini. Vushtrria do të ketë punë më të madhe, pasi udhëton për t’u ndeshur me Fushë Kosovën e papërshtatshme, teksa Ballkani e pret Rahovecin, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, Ferizaj udhëton në terrenin e vështirë të Kikës.