Liga e Kampionëve: Realit dhe Bayernit iu buzëqesh shorti

105

Është hedhur shorti për fazen çerekfinale të UEFA Champions League, short i cili ka vënë përballë njeri-tjetrit gjigantët e futbollit kontinental.

Kampionet në fuqi, Barcelona do të përballet me madrilenët e Atleticos, ndërsa Real Madrid me gjermanët e Wolfsburg.

Përplasje interesante edhe ajo mes Bayern Munchen dhe Benfikes. Ndersa nuk do mungojnë emocionet as në përballjen mes PSG dhe Manchester City.

Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, 12 dhe 13 prill, ndërsa shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet më 15 prill. /Albeu/

Ja 4 ciftet cerekfinaliste:

1. Wolfsburg-Real Madrid

2. Bayern Munchen-Benfica

3. Barcelona-Atletico Madrid

4. PSG-Manchester City