Liga e Evropës: Sot zhvillohen katër duele interesante

Liga e Evropës ka në orar të zhvillojë katër ndeshje interesante sot (e enjte) në kuadër të takimeve të fazës së 1/8-tës.

Dje (e mërkurë) rifillojë futbolli i Ligës së Evropës pas një pauzë më të gjatë se tre muaj shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.Interi, Manchester Unitedi, Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen janë klubet e para që tashmë kanë siguruar kalimin në çerekfinale, pasi ishin më të fortë se rivalët.

Në takimet e sotme Bayer Leverkusen pret klubin skocez Rangers, Wolverhampton Wanders është nikoqir i Olympicaosit ndërkohë Eintracht Frankfurt luan në udhëtim ndaj Baselit.

Këto ndeshje zhvillohen nga ora 21:00.

Kryendeshja e kësaj dite është ajo në mes të Sevilles dhe Romës e cila nis me fillim nga ora 18:55.