Liderët opozitarë në takim, diskutojnë për hapat e mëtejmë të opozitës

Liderët opozitarë, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj, po zhvillojnë një takim në zyret e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka pohuar se takimi tanimë është duke u zhvilluar dhe se temë diskutimi, është kundërshtimi i mëtutjeshëm opozitar.

“Po takimi është duke u zhvilluar. Ndërsa tema është kundërshtimi i mëtutjeshëm opozitar“, ka thënë Nitaj./KosovaPress/