Liburni është kualifikuar në gjysmëfinle të Kupës së Kosovës.
Klubi nga Gjakova është kualifikuar tutje, pasi ka arritur ta eliminoj Prishtinën 01, shkruan Gazetasheshi.com
Ndeshja e rregullt ka përfunduar në mënyrë të barabartë prej 3 me 3. Ndërsa, fituesi është ardhur vetë me anë të penalltive e ku më të mirë u treguan gjakovarët me rezultat prej 5 me 3.
Golat për vendasit i shënuan Durim Qorri, Oso Gjinovci dhe Fitim Krasniqi. Kurse, për mysafirët tre golat i shënoi Halim Selmanaj.
Liburnin në gjysmëfinale e pret skuadra e Llapit, ku në çerekfinale ka mposhtur skuadrën e Drenicës.
/GazetaSheshi/