Lewandowskit i ikën truri: Grushton dhe kap për fyti lojtarët e Kazakistanit

174

Robert Lewandowski e ka lënë klasin e tij nën hije, derisa ka humbur kontrollin në duelin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” ndaj Kazakistanit, shkruan Goalshqip.com.

Sulmuesi polak e ka përgjakur mbrojtësin kazak Yeldos Akhmetov, derisa po në të njejtin aksion ka kapur për fyti edhe një lojtar tjetër.

Lewandowski duhet të mbetet i kënaqur pas këtij rasti, megjithëse nuk u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas realizoi gol, por që nuk i ndihmoi kombëtares së tij Polonisë që të marrë më shumë se një barazim ndaj Kazakistanit, 2-2.