Letra e tifozit te Arsenalit

136

Tifozi i Arsenal-it filmon letrën që i kishte shkruajtur sulmuesit Danny Welbeck pas fitores ndaj Leicester City-t

Danny Welbeck është futur thellë në zemrat e tifozëve të Arsenal-it, pas golit triumfues në duelin e fundit të Ligës Premier ndaj liderit Leicester City.

Sulmuesi anglez u rikthye nga lëndimi për të përfunduar si hero në Veriun e Londrës. Për këtë arsye ai është bërë një ndër lojtarët më të pëlqyer tek revolveristët, derisa tifozi i quajtur James McNicholas, ka shkruar një letër emocionuese për të, derisa e ka filmuar atë.

James e ka përgëzuar lojtarin për rritjen e flokëve të cilat i kanë ndihmuar ta dërgon topin drejt rrjetës dhe stilin e ri të dukjes së tij.