Letra e Shatrit për ekipin e Kosovës (FOTO)

161

Trajneri i njohur, Fikret Shatri, shpreh zhgënjim që nuk është pjesë e shtabit teknik.

Kosova sot debuton në eliminatoret e “EuroBasketit 2017” si mysafire e Sllovenisë. Trajneri i njohur, Fikret Shatri, shpreh zhgënjim që nuk është pjesë e shtabit teknik.

Shatri në Facebook ka shkruar:

Forca Kosova…..

Eshte e pa mundur qe mos ta ndjeje kete dite historike per basketbollin e Kosoves edhe une si pjese e kesaj familje. Me kete rast, duke pasur parasyesh rrethanat tona edhe pse zemra ime eshte vetem per nje Kombetare te Shqiptareve, gjithsesi reprezentacionit te Kosoves, me gjithe zemer i uroj suksese sonte, rrugetim sa me te mire dhe burreror, ne keto kualifikime, miqve te mije: Arbenit, Edmondit, Albanit, Yllit, Granitit, Fisit, Gazit, Dardanit, Drilonit, Leos etj, dhe kuptohet Naim loçken, suksese, suksese dhe vetem suksese.

Sukse edhe stafit te Federates se Basketbollit te Kosoves, konkretisht kryetarit te saje z. Eroll Belegu, por………..pa pasur qellim te keq dhe tendecioz, dua ta potencoj nje gje. Eshte normale ne jete qe dike ta duash e dike jo, dike ta mbeshtetes dhe dike jo, qe nga dita e pare e mandatit te z.

Eroll Belegut, kurr se ka pasur mbeshtjen time, per arsye te shumta, dhe sigurisht duke i pasur parasyesh keto fakte, une jame shpallur ne heshtje armik dhe kundershtare i z. Belegut, (dhe me ndihmen e ca individve te ” Kryesise” se Prishtines), dhe ne mandatet e tija, une si ekspert i basketbollit, kurr nuk erdha ne shprehje, dhe sigurishte edhe pse duhej te isha pjese e kesaj ngjarje, si rezultat i perjashtimit time prap nuk jam, por çdo gje eshte ne rregull!!! Z. Belegu nga zemra suksese, sonte reprezentacionit te Kosoves, por mos harro nje fakt, pse ti je atje dhe kryetar i F.B.K-es, eshte merite e gjakut te popullit tone, dhe familjes time, per kete po e ilustroj, edhe me nje foto me vellaun time deshmor, qe me gjakun e tyre, ti je aty ku je.

Pavaresisht te gjithave, une jam duke kontribuar ne basketboll.
Kerkoj falje nese dikush keqkupton kete shkrim timin.
Dua fitoreeeeee.