Lepenci që dikur bënte gara në elitën e futbollit kosovar, këtë fundjavë ka regjistruar një fitore të thellë përballë skuadrës së Kastriotit në Ligën e dytë të futbollit kosovar, njofton Gazeta Sheshi.
Në duelin e zhvilluar në Ferizaj, kaçanikasit kanë regjistruar një fitore bindëse 15:2, për të shënuar kështu njërën nga rezultatet më të thella në futbollin e vendit tonë.
Lepenci ndodhet në pozitën e parë të Grupi B në Ligën e Dytë, deri sa ndodhet në rrugë të mbarë për tu rikthyer sërish në Ligën e Parë, e pse jo ndoshta edhe në elitën e futbollit kosovar.
/Gazeta Sheshi/