Leo Messi “braktis” kombëtaren e Argjentinës!!!

132

“Më dhemb shumë, por kjo është një temë delikate,” – këto kanë qenë fjalët e Lionel Messi, që shqetësojnë gjithnjë e më shumë tifozët për dëmtimin e tij. E vetmja gjë që dihet për momentin është se “ylli” argjentinas është kthyer në Barcelonë dhe ndoshta kjo do të mjaftojë për të larguar shqetësimin e shprehur nga fjalët e futbollistit. Dhimbja për të cilën e ka fjalën numrin 10 ka të bëj me pubalgjinë, një dëmtim shumë i përhapur te futbollistët, që ndonjëherë ndikon në gjithë sezonin. Vjet, Mario Balotelli qëndroi pushim për katër mua e gjysmë, si pasojë e pubalgjisë.

Leo Messi, i bindur nga Bauza të kthej mbrapsht vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja, shënoi golin vendimtar kundër Uruguaj, më pas, në fund të ndeshjes, pranoi problemi fizik. Në Barcelonë e minimizojnë situatën dhe shtypi vendas shkruan se Messi do të bëj disa kontrolle të tjera mjekësore dhe mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të La Liga kundër Alaves, por me siguri do të jetë në fushë, të martën më 13 shtator për ndeshjen e parë në Champions League, kundër Celtic. Kjo thuhet në Katalonjë, ndërsa në Madrid, faqja e parë e gazetës “AS” shkruan: “SOS Messi, Barcelona dridhet!”. Ndoshta kundërshtarët e ekzagjerojnë disi situatën.