Lenovo Vibe K5 Plus vetëm 150 dollarë

142

Lenovo Vibe K5 Plus, është telefoni më i ri inteligjent që vjen me kosto të ulët me Dolby Atmos, një eksperiencë për tingujt rrethues të telefonit zakonisht e rezervuar për pajisjet e kushtueshme LG G4 ose HTC One M9.

Vibe K5 Plus vjen me trashësi të trupit të pajisjes prej 8.2mm, ka një ekran 5-inch HD i plotë me rezolucion 1,920×1,080, një procesor me tetë bërthama Qualcom Snapdragon 616 dhe një bateri të zëvendësueshme 1,750 mAh. Vibe K5 Plus vjen me 15GB hapësirë të brendshme, por mund të zgjerohet me një kartë microSD.

Për foto dhe video është një kamerë 13-megapixel me një LED flash në pjesën e pasme dhe një kamerë 5-megapixel në pjesën e përparme.

Ndërkohë çmimi me të cilin secili mund ta gjejë në treg është për vetëm 150 dollarë. /albeu.com/