Lënia në shtëpi konfirmon largimin e dy yjeve të Prishtinës (FOTO)

Prishtina konfirmoi listën e futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Gjibraltarit, ndërkohë që çuditërisht dy futbollistët e këtij ekipi, Diar Miftaraj dhe Liridon Fetahaj kanë mbetur në shtëpi, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollistët janë licensuar për garat evropiane nga kryeqytetasit, por nuk janë marrë me vete në Gjibraltar për ndeshjen e parë të Europa Ligës, aty ku do ndeshen me ekipin Europa FC.

Gazetasheshi.com merr vesh që dy futbollistët tashmë kanë kërkuar të largohen nga kryeqytetasit, madje Diar Miftaraj as që është paraqitur në përgatitjet që klubi kryen në Banjë të Pejës.

Image result for diar miftaraj prishtina
Foto: Diar Miftaraj (Prishtina)
Image result for liridon fetahaj prishtina
Foto: Liridon Fetahaj (Prishtina)

Vendimet teknike të Mirel Josës sigurisht se i paraprijnë e ardhmja e futbollistëve, që duket të jetë larg ekipit prishtinas.

Për Miftarajn interesim ka shprehur Drita, ndërkohë për Fetahajn është një situatë e papritur, por sigurisht se nuk do të mungojnë ofertat në drejtim të anësorit prizrenas.

/Gazeta Sheshi/