Lëndohet përforcimi i ri i Barcelonës (FOTO)

146

Andre Gomes ka frikësuar Barcelonën duke pësuar një lëndim me Kombëtaren e Portugalisë.

Lionel Messi nuk është futbollisti i vetëm i Barcelonës i lënduar në detyra ndërkombëtare.

Edhe përforcimi i ri, Andre Gomes është dëmtuar në duelin kundër Gjibraltarit, dhe do të kthehet në Barcelonë për teste tjera mjekësore, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Në minutën e 63-të, Gomes zuri vendin e Joao Mario por pësoi një lëndim dhe nuk e përfundoi ndeshjen.

Gomes nënshkroi me Barcelonën nga Valencia, gjatë afatit kalimtar të verës për rreth 50 milionë euro.

Andre Gomes out of Portugal squad