Leicesteri vazhdon marshin drejt titullit (Video)

108

Leicester City është afruar edhe më shumë drejt bërjes së historisë në Ligën Premier.

Lideri i kampionatit anglez fitoi me rezultat minimal (0-2), si mysafir i Sunderlandit në Stadium of Light.

Mirëpo, në minutën e 66-të, Jamie Vardy e zhbllokoi rezultatin. Drinkwater ishte kreator i golit.

Në minutat shtesë, sulmuesi më i mirë i liderit, Vardy, i kaloi mbrojtësit, por edhe portierin për ta shënuar golin e dytë.

Me këtë fitore, Leicester City ka rritur në dhjetë pikë diferencën nga përcjellësi i parë, Tottenham Hotspur, që këtë xhiro luan kundër Manchester Unitedit.

https://www.youtube.com/watch?v=Q7oGx4Ut6Ew