Leicesteri e fiton titullin, Ranieri milionat

188

Në rast se Leicester City e fiton titullin e Premierligës, menaxheri i kësaj skuadre Claudio Ranieri do t’i arkëtojë 1.7 milion funte, shkruante Daily Mail në dhjetor të vitit të kaluar.

Në kontratën e italianit me klubin anglez, është një klauzolë sipas së cilës ai do t’i fitojë nga 100 mijë funte bonus, nëse e udhëheq Leicesterin për çdo pozitë më lart se vendi i 17-të.

‘Dhelprat’ aktualisht kryesojnë me 76 pikë, tetë para Tottenham Hotspurs që luan sonte ndaj WBA-së.