Leicester vijon ëndrrën, Chelsea befason në fund West Hamin

116

Leicester nuk ka ndërmend të ndalet në ëndrrën për të fituar titullin kampion këtë sezon në Premier League. Skuadra e Rainerit ka bërë detyrën edhe në transfertën e radhës ndaj Crystal Palace duke fituar me rezultatin 1-0.

Një gol i shënuar nga Mahrez në minutën e 34-t ka qenë i mjaftueshëm për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në krye të Premier League me 8 pikë më shumë se Totenhami. Skuadra e Pochetinos do të luajë nesër ndaj Bournmuthit.

West Hami ndërkohë nuk pati fat ndaj Chelsat, pasi skuadra e Hidding i hoqi mundësinë për t’u ngjitur në vendin e katërt. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Lanzinin, ndërkohë që Fabregas vendosi baraspeshën.

Në minutën e 61-të, Andy Carroll shënoi dhe golin e dytë për skuadrën e West Hamit. Në fund do të ishte sërish Fabregas që do të shënonte golin e barazimit.

Ekipi i Bilic ka një pikë pikë më pak se Manchetser City.