Leicester City i pari, por me xhepat e “grisur”…

108

Leicester City 1Në një udhëtim në botën e numrave do të kuptojmë shumë qartë punën dhe shpërthimin e trajnerit italian Claudio Ranieri. Shifrat i japin plotësisht të drejtë, duke e konfirmuar atë si surprizën e këtij sezoni.

Nëse renditja e kampionatit anglez do të bëhej në bazë të rrogës së futbollistëve, sigurisht që Leicester City do të ishte duke luftuar për mbijetesë. Në këtë aspekt, ata renditen të katërtit nga fundi, duke parakaluar vetëm Norwich, Watforddhe Bournemouth. Kjo skuadër shpenzon 62.6 milionë euro për pagat e futbollistëve, ndërsa në krye qëndron Chelsea me 280 milionë.

Çfarë ironie! Chelsea renditet nga fundi, ndërsa Leicester në krye.