Legjenda Pele nxjerr kujtimet e çmuara në ankand (Foto)

101

Legjenda e futbollit botëror Pele nxjerr në ankand 2000 materiale të ciklësuara si kujtimet  më të çmuara të tij dhe këtu përfshihen 3 medaljet e arta të Botërorëve dhe një kopje e trofeut “Jules Rimet”.

1457623973_pele1

Braziliani i cilësuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave vendosi të nxjerrë në ankand edhe topin me të cilin shënoi golin e tij të 1000 në karriere dhe fanelat që ai ka veshur kur është aktivizuar me përfaqësuesen braziliane, Santosin dhe New York Cosmos.

Materiali kryesor i këtij ankandi është kupa “Jules Rimet”, e krijuar në mënyrë të veçantë për Pele nga FIFA dhe qeveria meksikane, pasi në vitin 1970 ai udhëhoqi skuadrën braziliane drejt titullit të tretë botëror.

1457623993_pele2

Vlerësimi fillestar për këtë kupë është 400-600 mijë dollarë, por ajo mund të shitet për akoma më shumë. Tre  medaljet e arta të botërorve pritet të shiten për 200 mijë Dollarë, ndërsa topi i golit të 1000 të Pele pritet të shitet 40-60 mijë dollarë.

Ankandi do të zgjasë 3 ditë dhe do të mbahet në Londër nga data 7-9 qershor. Pele, në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare u bë futbollisti më i ri që luan dhe shënon një një Kupë Bote. Ai ndihmoi Brazilin që të triumfojë në këtë botëror si dhe në ata të viteve 1962 dhe 1970. Në të njëjtën kohë, Pele është edhe në Librin e Rekordeve Guinness me 1283 golat e shënuar në karrierën e tij. / Top Channel/

1457624004_pele3