Legjenda e Milanit niset në këmbë për United

216

Genaro Gattuso ka thënë se do të shkonte këmbë në Manchester United. Ish mesfushori i Milanit, Genaro Gattuso ka shprehur dëshirën e tij për të drejtuar skuadrën e Manchester Unitedit.

Ai tha se, nëse do ta kërkonte skuadra angleze, ai do të shkonte këmbë në Manchester, pasi është një adhurues i madh i Premierligës.

“Do të shkoja këmbë nga Italia edhe nëse do të duhej të nisesha nesër”, tha Gattuso për The Sun. “Ferguson gjithmonë më ka respektuar dhe unë e admiroj Premierligën, e cila për mua është liga më e fortë në botë”.