Legjenda e Liverpool-it i kërkon trajnerit Klopp të mbajë këta dy futbollistë

122

Ian Rush beson se skuadra e Liverpool-it do të krijojë një skuadër mjaft të fortë për edicionin e ri, mirëpo e ka një kërkesë të veçantë për trajnerin e skuadrës, gjermanin Jurgen Klopp. Legjenda e klubit nga Anfield i ka kërkuar atij të mbajë në skuadër Daniel Sturridge-n dhe Christian Benteke-n, transmeton Gazeta Sheshi.

“Sturridge është është ndër lojtarët më të mirë në botë. Nëse ju shikoni golat dhe lojën e tij mund të vëreni se pse e them këtë gjë”, ka thënë Rush për tabloidin britanik Metro.

Rush gjithashtu beson se sulmuesi belg Christian Benteke ka potencial dhe mundësi të qëndroj edhe më tej në Anfiled, prandaj kërkon nga Klopp ti japë atij edhe një mundësi.

/Gazeta Sheshi/