Legjenda e Arsenalit kërkon largimin e fotografisë së Cesc Fabregas nga Emirates

279

Megjithëse është një lojtar i cili ka luajtur për disa skuadra të ndryshme sikurse Cesc Fabregas, futbollisti anglez Ian Wright konsiderohet si legjendë e Arsenalit nga tifozët e kësaj të fundit. Pikërisht Wright ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta largojnë banerin në të cilin ndodhet fotografia e mesfushorit spanjoll pranë stadiumit Emirates, shkruan Gazeta Sheshi.

Fabregas u largua nga Arsenal në vitin 2011 për tu transferuar tek skuadra spanjolle Barcelona, ndërkohë që tani luan për rivalin e urryer, Chelsean.

View this post on Instagram

HELLO ! How is Cesc still on the Ken friar bridge ?😂

A post shared by Ian Wright (@wrightyofficial) on

“Përshëndetje! Çfarë po kërkon fotografia e Cesc ende këtu”, ka shkruar Wright, ndërkohë që ka marrë pëlqime bukur të mëdha nga tifozët gunners.

/Gazeta Sheshi/