‘Latta’ tenton ta manipulojë Kasumin, gjyqtari i FIFA-së i’a tregon vendin!

1033

Seriali komik FC Latta, i cili përshkruan jo rrallë herë edhe realitetin e hidhur të futbollit kosovar ka vazhduar me serinë e radhës, transmeton Gazetasheshi.com.

Në episodin e shtatë të këtij seriali komik, kryetari, drejtori dhe njëherit trajneri i këtij ekipi, ‘Latta’ tenton ta manipulojë gjyqtarin e ndeshjes, rolin e të cilit e luante Besfort Kasumi.

Pas disa tentimeve për ta bërë një gjë të tillë, ‘Latta’ u detyrua ta lëshojë dhomën e zhveshjes i mërzitur, pasi që gjyqtari me stemën e FIFA-së e përjashtoi ende pa nisur ndeshja.

Ndiqeni momentin e përballjes së ‘Lattës’ me gjyqtarin Besfort Kasumi:

‘Latta’ u detyrua ta shikojë përballjen ndaj Gjilanit të Ismet Munishit përmes ekraneve në dhomat e zhveshjes për shkak të kartonit.

Madje, ai pati edhe një konfrontim në konferencën për shtyp me Munishin para ndeshjes.

SHIKO gjithashtu edhe:

‘Latta’ sfidon Munishin në konferencë para ndeshjes, tekniku i Gjilanit i’a bën bajat karrierën!

/Gazeta Sheshi/