Largohet nga Real Madrid, transferohet në Premierligë për 120 milionë euro (FOTO)

Gareth Bale është sërish objektiv i Manchester Unitedit.

Në fakt, “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë rekord 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Jose Mourinho ka identifikuar reprezentuesin uellsian si përforcimin e madh të nevojshëm në Old Trafford.

Mourinho ka realizuar përforcimin e tij të parë si menaxher i Manchester Unitedit duke blerë mbrojtësin Eric Bailly nga Villarreal për 40 milionë euro.