Largohet nga Milani pas 37 vitesh

Milani ka njoftuar zyrtarisht se ka shkëputur kontratën me Mauro Tassotti i cili për 37 vite ishte pjesë e klubit kuqezi.

Ai ka qenë mbrojtësi i skuadrës në kohën e Arrigo Sacchit.

Ai ishe asistent i Carlo Ancelottit dhe Max Allegri, ndërsa në vitet e fundit ishte kthyer në skuat të klubit.

Tassottit kishte kontratë me klubin deri në vitin e ardhshëm, por me marrëveshje të dyanshme  ajo u shkëput.

Po ashtu edhe shefi i të rinjve te Milani, Andrea Maldera ka lënë Milanin.