Largohet nga Juventusi, transferohet te skuadra e njohur e Premierligës (FOTO)

266

Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza, po konsideron mundësinë e transferimit në Premierligë, te West Ham.

Babai i futbollistit ka bërë të ditur se ekziston mundësia e largimit të italianit në drejtim të West Hamit.

Zaza iu bashkua Juventusit verën e kaluar, por nuk ka arritur të gjejë hapësira në formacionin e Massimilano Allegrit.

Vendin e sigurt nuk e ka as këtë edicion, pas ardhjes së Gonzalo Higuain, dhe lëvizja te West Ham duket shumë e mundshme në këto pak ditë të afatit kalimtar që kanë mbetur.