Largohet nga Arsenal, transferohet në Barcelonë (Foto)

236
Nënkryetari i Barcelonës, Jordi Mestre ka pranuar se mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin është objektiv i gjigantit katalan.

Hector Bellerin është objektiv i Barcelonës, ka bërë të ditur nënkryetari i klubit, Jordi Mestre.

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bellerin është produkt i akademisë së Barcelonës, por u largua në moshën 16-vjeç.

Por, Mestre ka theksuar se Bellerin mund të rikthehet në Kataloni njësoj sikurse ish kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas më 2011.

“Ne tanimë e shohim atë si tifoz të Barcelonës”, deklaroi Mestre për “Sport”.

“Ai është futbollist i mrekullueshëm, nuk ka dyshime rreth kësaj. E kemi kërkuar por në fund Wenger e mbajti në klub”, theksoi ai.