Laporte i thotë lamtumirë sezonit

108

Aymeric Laporte, ka pësuar një lëndim të tmerrshëm gjatë duelit kualifikues ndërmjet Skocisë dhe Francës U21, me ç’rast është detyruar ti thotë lamtumirë sezonit ende pa mbaruar, transmeton Gazeta Sheshi.

Mbrojtësi i skuadrës spanjolle Athletic Bilbao është larguar nga loja në minutën 59, derisa ka zënë këmbën e tij të djathtë me gjithë peshën e trupit. Nga dhimbjet e mëdha mbrojtësi i ri francez u dërguar menjëherë në klinikën më të afërt, me ç’rast edhe iu afrua ndihma e parë.

Pas konstatimeve të stafit mjeksor është mësuar se Laporte, tashmë i ka thënë lamtumirë sezonit.

/Gazeta Sheshi/