Lamtumirë Van Gaal

133

Drejtuesit e Manchester Unitedit nuk janë të kënaqur me punën që po bën Louis van Gaal dhe do ta largojnë atë në fund të këtij edicioni, shkruan “The Mirror”.

Madje as triumfi i mundshëm në FA Cup ku Unitedi është kualifikuar në gjysmëfinale, nuk është i mjaftueshëm që holandezi të ruaj vendin e tij.

Unitedi gjatë verës do të emërojë trajner të ri të skuadrës portugezin Jose Mourinho, i cili që nga viti i kaluar është i pa punë, pasi u shkarkua nga Chelsea.