Lamtumirë Shqipëri, s’do të besoni cilën skuadër do ta drejtojë De Biasi

219

Pavarësisht pse i premtoi besnikëri Shqipërisë, edhe për edicionin e kualifikueseve të Botërorit 2018, klube të ndryshme të futbollit europian dhe jo vetëm provojnë të joshin Gianni De Biasin.

I tillë është rasti i Spartakut të Moskës, që e ka përfshirëtrajnerin e Kombëtares kuqezi në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrëdrejtimin e skuadrës.

Rusët janë vënë në kërkim të një drejtuesi të ri për stolin, pas dorëheqjes së Dmitri Alenichev, si rezultat i eliminimit të skuadrës nga Moska nga Europa League përballë qipriotëve të AEK Larnaca.

Për momentin, Spartaku i është besuar përkohësisht një tjetër italiani, Massimo Carrera, ish-koordinatorit teknik të Juventusit dhe Italisë. Do të jetë pikërisht ai njeriu që do të drejtojë skuadrën deri në momentin kur klubi të emërojë trajnerin e ri.