Lamtumirë Honda

125
Keisuke Honda pritet të largohet nga Milani në fund të stinorit.
E ardhmja e mesfushorit japonez duket se do të jetë në Ligën Premier në Angli.

Fantazisti japonez po kërkohet nga dy skuadrat londineze, West Ham United dhe Tottenham Hotspurs.

Mediat në Angli kanë raportuar se derbi londinez është duke u zhvilluar për Hondan i cili nuk është në planet e Milanit për të ardhmen.

Për ta lënë të lirë lojtarin, Milani po kërkon rreth 10 milionë euro, ndërsa Honda iu bashkua si transfero i lirë ‘Rossonerëve’, nga CSKA Moska.