Lamtumirë Galliani, Milani me drejtor të ri

233

Nga dhjetori drejtor i ri i Milanit do të jetë Marco Fassone, ish menaxher i Juventusit, Napolit dhe Interit.

Fassone do të marrë detyrën e tij kur të mbyllet përfundimisht shitja e Milanit tek grupi kinez i kryesuar nga Han Li dhe Li Yonghong.

Fassone, 52 vjeçar ishte së pari tek Juventusi me detyra kryesisht të lidhura me marketingun dhe stadiumin, pastaj ishte drejtor i përgjithshëm tek Napoli dhe Interi ku qëndroi deri në shtatorin e kaluar.

Ndërsa tani Fassone pritet të zë vendin e Gallianit, si CEO i Milanit.