Lamtumirë Barcelonë (FOTO)

Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, Tottenham është i sigurt se mund ta mposhtë West Hamin për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Portugalisë e ka pasur të vështirë t’i përmbushë pritjet në “Camp Nou”, ndërsa siç raportohet, “Spurs” janë të gatshëm ta transferojnë lojtarin.

Tottenham shpreson se do të arrijë marrëveshje për huazimin e tij për vetëm një sezon.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar veror.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/lamtumire-barcelone-foto-132-427568/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright