Lajmi që të gjithë po e presim për Michael Schumacherin

Shtatë herë kampionit i botës në Formula 1, Michael Schumacher më 19 dhjetor të vitit 2013 pësoi një aksident të tmerrshëm me ski në Alpet franceze.

Gjermani që nga ajo kohë ka qenë në gjendje kome, dhe rehabilitimin po vazhdon në shtëpinë e tij.

Lajme të vërteta rreth shëndetit të tij ka pasur shumë pak gjatë kësaj kohe.

Ish menaxheri i tij Wilhelm “Willi” Friedrich Weber, ka kërkuar nga familja që më në fund të flasë rreth të vërtetës së Michael.

“Unë mund të argumentoj se familja e tij nuk po e thotë të vërtetën për gjendjen e tij. Unë mendoj se ka ardhur koha që të ndërpritet kjo heshtje, dhe miliona njerëz ta dinë të vërtetën”, ka deklaruar ai.