Lajmi i fundit për ‘Zizin’, nuk mund të besoni për gjendjen e tij (Foto)

531

Një numër i madh në Kosovë janë kureshtarë të dinë më saktësisht për gjendjen e ish-boksierit të mirënjohur, Aziz Salihu.

Siç njofton vajza e tij, Monika, lajmet e fundit nuk jepin sinjale aspak të mira. “Gjendja e Azizit nuk është e mirë, është në intensivë”, thotë Monika për gazetën kombëtare “Bota sot”. Monika lutet që prindi i saj të shërohet sa më shpejt.

Salihu ka rreth tre muaj që është në spital dhe vuan nga sëmundja e pankreasit. Si shumë beteja që fitoi në karrierë, ai beson e shpreson se do ta fitojë edhe këtë betejë dhe të rikthehet në vendlindjen e tij, në shtetin e Kosovës dhe të vazhdojë misionin e tij sportiv, si kryetar i klubit të boksit Prishtina dhe të organizojë edhe shumë turne ndërkombëtar.

Atij iu pat bërë zemra mal kur xhudistja, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë olimpike, sepse pas tij është sportistja e dytë në Kosovës me medalje.

Image