LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje trajneri i Superligës

2829

Klubi i basketbollit Peja ka mbetur pa trajner.

Përmes rrjeteve sociale, klubi kosovar shkruan se trajneri Jordanco Davidkov ka dhënë dorëheqje.

Kjo dorëheqje vjen pas humbjes së mbrëmshme ndaj Golden Yllit me rezultat 77-88.

“Jordanco Davidkov jep dorëheqje nga detyra e trajnerit pas humbjes së mbrëmshme. Kontrata është ndërpre me marrëveshje të dy anshme dhe ne i urojmë suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.