Lajme të mira për Mezanin para sfidës ndaj Dukagjinit, rikthehen dy futbollistë startues

SC Gjilani ka mbyllur përgatitjet para duelit të javës së 20-të ndaj Dukagjinit të Klinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Mezani dhe stafi i tij tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë duel, derisa kanë marrë lajme pozitive nga rikthimi i mbrojtësve Franc Veliu dhe Erlis Frashëri, të cilët munguan shkaku i pezullimit të kartonëve.

Dy mungesat e vetme të ‘kuqebardhëve’ mbeten Ylli Shameti dhe Oltion Rapa, të cilët po punojnë intenzivisht për tu rikthyer sa më parë në fushë, me ç’rast stafi mjeksor i skuadrës po përcjell nga afër gjendjen e tyre.

Kujtojmë se ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet nesër (e shtune) me fillim nga ora 13:00 në Klinë dhe do të gjykohet nga katërshja e referëve, Alban Shala, Fatmir Sekiraqa e Edmond Zeqiri dhe me gjyqtarin kryesor Visar Kastrati.

Skuadra e Gjilanit gati për duelin kundër DukagjinitDitën e nesërme skuadra e Gjilanit zhvillon ndeshjen e radhës…

Posted by SC Gjilani on Friday, February 28, 2020

/Gazeta Sheshi/