Lajme të këqija për Barçën: Ky futbollist mungon ndaj Altetico Madrid-it

137

Lajme jo të mira vijnë nga infermieria për skuadrën e Barcelonës. Skuadra azulgranase është njoftuar në pasditen e së hënës se mbrojtësi Thomas Vermaelen nuk do të jetë i gatshëm për duelin e dytë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndaj Altetico Madrid-it, për shkak të një lëndimi që ka pësuar në seancën e fundit stërvitore, transmeton Gazeta Sheshi.

Vermaelen bëhet futbollisti i rradhës që i shtohet listës të lënduarve tek Barcelona. Tashmë mbrojtësi tjetër Jeremy Mathieu i ka dhënë fund sezonës, deri sa edhe mesfushori Rafinha Alcantara do jetë jashtë fushave të blerta për disa javë.

Në stolin e rezervave, Marc Bartra ka mbetur mbrojtësi i vetëm në dispozicion për trajnerin Luis Enrique, njëherit një mundësi shumë e mirë për spanjollin që të dëshmojë se tashmë meriton të ketë më shumë hapsira tek skuadra blaugranase.

/Gazeta Sheshi/