Lajm me rëndësi për gjyqtarët e futbollit kosovar

141

Të mërkurën, më 13 prill, duke filluar nga ora 09:00 në ambientet e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të mbahen normat fizike për gjyqtarët e futbollit të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë për kategorinë e seniorëve.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, derisa ka caktuar edhe orarin.

Kësisoj, nga ora 09:00 pjesëmarrës në normat fizike duhet të jenë të gjithë gjyqtarët kryesorë nga listat e Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.

Ndërsa, nga ora 11:00 pjesëmarrës të normave duhet të jenë të gjithë asistentët nga listat e Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë

Gjyqtarët dhe asistentët obligohen që të jenë të përgatitur me paisje sportive dhe të respektojnë orarin e mbajtjes së normave.

Mospjesëmarrja në norma fizike do të thotë se gjyqtari – asistenti heq dorë nga referimi për ndeshjet vijuese të këtij kampionati.