Lajm i keq për Arsenalin nga Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka hedhur poshtë ofertën e “Gunners” për blerjen e sulmuesit të Gabonit, Pierre Emerick Aubameyang.

Borussia Dortmund ka refuzuar ofertën e re nga Arsenal për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang.

Mediat gjermane raportojnë se klubi nga Bundesliga ka hedhur poshtë ofertën e “Gunners” për blerjen e sulmuesit të Gabonit.

Andaj, Aubameyang do të jetë në dispozicion të Borussia Dortmund për ndeshjen e së shtunës ndaj Freiburgut.