Lajm i mirë për tifozët madrilenë, Ramos e Perez fillojnë diskutimet për rinovim

145

Refuzoi ofertën e parë, por duket se do të pranojë të ulet në tavolinë për të diskutuar një tjetër të tillë.

Kapiteni i Real Madridit ka mohuar zërat e mediave spanjolle gjoja se nuk ka raporte të mira me kreun e klubit.

Ai është takuar me Florentino Perez, ndërsa është parë duke u përshëndetur qetësisht, si dy miq.

Mediat në gadishullin Iberik vazhdimisht kanë shkruar për këtë çështje, për të cilën fundi ka filluar të shihet në horizont.

Real Madrid | Florentino tendría que pagar 25M€ a Ramos para echarle -  AS.com

Përkundër faktit se 34 vjeçari që nga dhjetori ka qenë i lirë t’i shqyrtojë ofertat e skuadrave tjera, zemra e tij është e vendosur që të vazhdojë qëndrimin aty ku po luan tash e 16 vite, në Bernabeu.

Javëve në vazhdim mund të ketë zhvillime më konkrete rreth kësaj çështjeje, por ajo që shihet në parim, rinovimi mes tij dhe klubit është çështje kohe.