Manchester United ka marrë një lajm mjaft të mirë nga infermieria. Mbrojtësi i krahut të majtë Luke Shaw është duke u bërë gati për rikthimin e tij, pas një lëndimi të tmerrshëm që e pësoi në shtatorin e kaluar, me ç’rast kishte thyer këmbën në duel me PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Sheshi.
20-vjeçari kishte këputur ligamentet e këmbës së djathtë gjatë një dueli me futbollistin Hector Moreno. Tashmë reprezentuesi anglez e ka tejkaluar këtë vështirësi duke u rikthyer në qendrën stërvitëse të United.
Siç ka raportuar Telgraph, mbrojtësi është stërvitur ndarazi nga pjesa tjetër e skuadrës, deri sa është ndjerë i emocionuar me rikthimin e tij në tapetin e blertë.
/Gazeta Sheshi/