Lajm i keq për Juven para derbit me Interin

81
Claudio Marchisio mund të mungojë në derbin ndaj Interit.

E përditshmja italiane, LaGazzettadelloSport, ka bërë të ditur se mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, mund të mungojë të dielën në derbin ndaj Interit, që zhvillohet në ‘Juventus Stadium’ duke filluar nga ora 20:45.

Marchisio u detyrua të largohet nga loja në minutën e 46’të në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Sipas LaGazzettadelloSport, të enjten lojtari do t’i kryej ekzaminimet mjekësore për të parë nëse do të mund të luajë pa probleme ndaj skuadrës së Roberto Mancinit.

Megjithatë, Allegri ka marr lajme tjera të mira para këtij derbi. LaGazzettadelloSport shkruan se Chiellini e Alex Sandro do të jenë të gatshëm për Interin, ndoshta edhe Asamoah. /Express/