LAJM I FUNDIT: Policia e Kosovës kthen një tjetër klub serb në kufi

Policia e Kosovës tregon autoritetin e saj, kthen pas edhe klubin e hendbollit Topliçanin (meshkujt) nga Prokuplja.

Crvena Zvezda e Beogradit, klubi më i urryer në Ballkan në futboll, para orës 12.00 të ditës së sotme, është ndal nga policia e Kosovës dhe është kthyer pas, nga kishte ardhur, për në Beograd. Zvezda nuk u lejua të futet në shtetin e Kosovës,  për të zhvilluar ndeshjen ilegale kundër Trepçës fantome në kuadër të Kupës së Serbisë.

Rreth orës 16.55, në kufirin në Brnjak, policia e Kosovës tregon autoritetin e saj, kthen pas edhe klubin e hendbollit Topliçanin (meshkujt) nga Prokuplja.

Në furgon kanë qenë 17 pasagjerë.

Kur i pyetën se ku po shkoni, ata u përgjigjën: Në një ndeshje sportive të hendbollit, klubi Topliçanin nga Prokuplja, për të luajtur një ndeshje të ligës së parë të Serbisë me Mokra Gorën nga Zubin Potoku.