LAJM I FUNDIT: Ndërpritet ndeshja Bashkimi – Dardana

Është ndërprerë dueli mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.

Ndeshja e barazhit e vlefshme për Ligën e Parë po zhvillohet në stadiumin Riza Lushta, shkruan Gazeta Sheshi.

Takimi është ndërprerë në minutën e 12-të dhe shkak për këtë janë bërë reshjet e mëdha të shiut në qytetin e Mitrovicës.

Ndeshja filloi më mirë për Dardanën pasi shënuan herët golin e epërsisë me Adonis Dudullin. /Gazeta Sheshi/