LAJM I FUNDIT: Labinot Ibrahimi rinovon me Partizanin

Klubi i Partizanit ka mbyllur një ditë të ethshme me firma, rinovime e largime, duke bërë të ditur se ka zgjatur bashkëpunimin për një tjetër edicion me një prej lojtarëve “veteranë” të kësaj skuadre, Labinot Ibrahimin, njofton “Info Sport”.

Mbrojtësi është pjesë e të kuqve që nga viti 2013 dhe ka qenë një titullar fiks në radhët e Partizanit në gjithë këto vite.

Mbrojtësi dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re e cila do të jetë e vlefshme edhe për sezonin e ri. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, ndërkohë që prej vitit 2013 Ibrahimi është pjesë e familjes së kuqe me të cilën fitoi edhe titullin e 16 kampion të Shqipërisë.

Ibrahimi ka qenë një ndër lojtarët e parë të afruar në “epokën Demi” te Partizani dhe presidenti i të kuqve nuk e ka fshehur asnjëherë se ka një simpati të veçantë për mbrojtësin i cili u kthye nga një lojtar qendre, në titullarin në të djathtën e prapavijës.