LAJM I FUNDIT: Ky është futbollisti i fundit që konfirmon largimin nga Ferizaj

Situata alarmante te Ferizajt ka bërë që shumë prej lojtarëve të rishikojnë të ardhmen e tyre, derisa disa kanë marrë vendim edhe për tu larguar.

I fundit që ka braktisur “Ujqit” është mesfushori shkupjan Bujamin Asani, shkruan Gazetasheshi.com.

Problemet me financa kanë qenë arsyeja kryesore që Asani u ka thënë “lamtumirë” ferizajasve, derisa rrugën e tij pritet ta ndjekin edhe shumë futbollistë, pasi që klubi i Ferizajt u ka borgj atyre dy paga.

Asani erdhi në këtë afat kalimtar nga skuadra maqedonase Rabotniçki, derisa karrierë ka bërë edhe në Azerbajxhan te Kapaz PFK dhe Rumani te Uta Arad.

/Gazeta Sheshi/