LAJM I FUNDIT: Futbollistët e Ferizajt futën në bojkot, rrezikojnë të mos e luajnë ndeshjen me Prishtinën?

Nuk ka qetësi tek Ferizaj, edhe pas fitoreve të arritura jashtë shtëpisë.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka probleme të mëdha para ndeshjes së rëndësishme ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta Sheshi.

Futbollistët e klubit kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së sotme.

E kjo për shkak të pagave të prapambetura, ku nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë nga FC Ferizaj:

Sot skuadra jonë nuk ka zviluar stërvitjet para ndeshjes me Prishtinën. Arsyeja është mos pagesa e pagave ndaj futbollistëve.

Një qytet kaq i madhë e me kompanitë ndër më të forta në vend, mos të jenë në gjendje të bëjë një skuadër stabile eshte e turpshme.

Shpresojmë që këto gjëra të rregullohen, dhe ne si qytet të kemi një ekip më stabile sepse ky qytete e meriton nje skuader stabile.

/Gazeta Sheshi/