LAJM I FUNDIT: Florent Hasani ftohet nga Challandesi për ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë

Mesfushori Florent Hasani ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, për dy ndeshjet e radhës të ekipit A, ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, sipas burimeve të Sportit në KTV.

Futbollisti po kalon në formë të mirë te skuadra e tij Diosgyor në Hungari.

Kosova luan miqësoren me Danimarkën më 21 mars, ndërsa katër ditë më pas pret Bullgarinë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2020.