Labinot Osmani zbulon skuadrën favorite për titull në Superligë

Sulmuesi më i mirë në Ligën e Parë, Labinot Osmani ka folur për luftën për titull në Superligë.

Përderisa ai po e udhëheq me sukses ekipin e tij, Vushtrrinë drejt Superligës, Osmani e sheh Llapin si favorit karshi Prishtinës dhe Feronikelit për titull.

“Llapi është favorit. Prishtina dhe Feronikeli kanë qenë deri vonë më afër, por tash Llapi është afër dhe pse mos ta fitojë titullin. Kur ke në skuadër emra si Mentor Zhdrella, Behar Maliqi, Hamdi Namani dhe një sulmues si Ahmed Jonuzi, Llapi ka një përparësi të lehtë”, ka deklaruar Osmani për ‘Duelin Sportiv’.

Osmani është shënuesi më i mirë këtë edicion në Ligën e Parë.